Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur tre ditë zie kombëtare në kujtim të 10 viktimave që u vranë në sulmin në një shkollë në Graz. Stocker tha se nesër në orën 11:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin për viktimat dhe 12 të plagosurit.
Sipas policisë lokale, autori i dyshuar ishte një 21-vjeçar, ish nxënës i shkollës, i cili ka përdorur dy armë, të cilat i zotëronte ligjërisht.
Pas ngjarjes tragjike më shumë se 300 oficerë policie evakuuan menjëherë shkollën. Sipas autoriteteve deri tani nuk ka arsye të qarta për motivin e sulmit, ndërsa shkolla do të jetë e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.