-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen: Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi sot së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaia Kallas, propozimin e Komisionit për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Ursula von der Leyen përsëriti thirrjen e BE-së që Moska të kërkojë një “armëpushim të plotë dhe pa kushte prej të paktën 30 ditësh” në Ukrainë.

“Mesazhi ynë është shumë i qartë: kjo luftë duhet të përfundojë. Nevojitet një armëpushim i vërtetë dhe Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një ofertë serioze”, tha ajo.

“Ne duam paqe për Ukrainën, por pavarësisht javësh përpjekjesh diplomatike, pavarësisht propozimit të Presidentit ukrainas Zelensky për një armëpushim pa kushte, Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë”, theksoi von der Leyen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit