-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Meta dënohet me 10 ditë, i ndaluan aktivitetet sportive në burg

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka denoncuar dënimin me 10 ditë të Ilir Metës për të mos kryer asnjë aktivitet sportiv në ambientet e paraburgimit.

Blushi shprehet se kurrë nuk do të gjendet një akt, një provë apo dokument e veprim i paligjshëm i presidentit Meta. Ai nënvizoi se masa e arrestit do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese për të arritur sa më shpejt në Strasburg.

Blushi thotë se pas telefonatës që Meta zhvilloi me gazetaren Beti Njuma u dënua me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete. Ai e cilëson këtë veprim si qesharak, pasi sipas tij po dëshmojnë fytyrat e vërteta dhe degardimin e narkoregjimit.

“Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma.

Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës.

Presidenti Meta në krye të Partisë së Lirisë po drejton me vendosmëri dhe efiçiencë të plotë politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai gëzon shëndet të plotë dhe garanton të gjithë gazetarët e pavarur se asnjë masë represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do të mund t’i ndalojë atij kurre lirinë e fjalës dhe të drejtën për të komunikuar me mediat e pavarura.

Rrëmbimi terrorist i tij i urdhëruar nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënien në Shqipëri shumë shpejt do të marrë përgjigjen e merituar ligjore.

Partia e Lirisë është totalisht në krah të Presidentit te saj Meta në këtë betejë parimore për liri, demokraci, llogaridhënie, transparencë, drejtësi të vërtetë dhe shtet ligjor në Shqipëri dhe më e vendosur në mbrojtje të kauzave të saj madhore, për të çmontuar këtë axhendë kriminale, sorosiste dhe mafioze për pengmarrjen e plotë të vendit nga Narkoregjimi.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit