Dy anëtarë të organizatave kriminale, që janë arrestuar në Dubai, pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri.
Mes tyre është Dashnor Dumani, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar për vrasje dhe vjedhje, i njohur si vëllai i Nuredin Dumanit.
Personi tjetër është Armis Stafa, i dyshuar për pastrim parash të lidhura me grupin kriminal të Çopjave.
Policia e Shtetit njofton se falë bashkëpunimit me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, po përfundojnë procedurat e ekstradimit.
Njoftimi për orën e mbërritjes pritet të bëhet së shpejti.