-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fier/ Arrestohet 53-vjeçari që shiste heroinë

Kryesoret

Një 53-vjeçar është arrestuar në Fier gjatë një operacioni të koduar “Moment”, pas hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive nga Policia.

Ai u kap në flagrancë në lagjen “Liri Gero” duke shitur doza heroine një 37-vjeçari nga Patosi, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi sasi heroine të ndarë në doza, një copë kanabis në formë çokollate, një peshore elektronike, një krehër pistolete, si dhe para të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës. U sekuestrua gjithashtu edhe automjeti që përdorej për këtë veprimtari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit