Ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës u zhvillua seanca me dyer të mbyllura për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në seancë dëshmuan gjashtë persona të tjerë, mes të cilëve 4 të mitur.
Para gjyqtares dhanë dëshminë katër vajza të klasës paralele me atë të Martinit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”. Ndërsa dy të tjerë ishin të rritur që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por u thirrën në cilësinë e dëshmitarëve të rastësishtëm në ngjarjen ku u vra me thikë Martini.
Seanca e radhës u caktua më datë 25 qershor, ku do paraqiten dëshmitarë të tjerë.