Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën gjatë një sulmi ajror izraelit në një qytezë në jug u vra një person, tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
“Gjatë sulmit të kryer nga Izraeli me dronë në qytezën Beit Lif, u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë”, u tha në njoftimin e ministrisë.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se sulmi shënjestroi oborrin e një shtëpie në këtë qytezë, duke shtuar se predha goditi veturën e pronarit të shtëpisë.








