-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Portieri nigerian vihet nën hetim për mashtrim me baste

Kryesoret

Futbollisti i Udineses, Maduka Okoye është mes katër personave të dyshuar për përfshirje në një mashtrim në konkurrencë, në dëm të kompanisë së basteve Snaitech.

Kjo lidhet me ndeshjen Lazio-Udinese, e zhvilluar më 11 mars 2024 në Romë. Bastet të vendosura kryesisht në provincën e Udines, sollën fitime që kapën shifrën e mbi 120 mijë eurove.

Hetimet janë kryer nga disa struktura të specializuara, përfshirë Skuadrën Fluturuese të Udines, Policinë Qendrore të Lojërave të Fatit, Shërbimin Qendror të Operacioneve dhe SISCO të Triestes.

Hetuesit do të analizojnë nëse ndonjë nga shokët e ekipit të portierit ishte në dijeni të marrëveshjes së dyshuar, çka mund të sjellë skualifikime të tjera prej të paktën një viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit