-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditëse/ Tafani: E qëllova 6 herë, 2 herë në gjoks dhe 4 në kurriz!

Kryesoret

Vijon sot një tjetër seancë me dëshmi tronditëse nga gjyqi i Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë që zbardhi disa vrasje të kryeja nga grupi i Laert Haxhiut. Sot Tafani ka rrëfyer vrasjen e Albi Bashaliut. Tafani tha se paratë për vrasjen i kishte dhënë Lorenc Lala, pasi Bashaliu kish vrarë një të afërm të tij

“Për vrasjen e Albi Bashaliut kemi marrë 50 mijë euro, unë mora 20, 10  i mori Lulëzimi dhe 10 të tjera Laerti. Lekët i ka paguar Lorenc Lala për vrasjen e Bashaliut. Laerti na ka thënë që duhet ta bëjmë këtë punë për nder për nipërit e Lorenc Lalës pasi Albi Bashaliu iu kishte vrarë babain.

Enriko Xhahysa na ka sjellë një video ku filmonte makinën e viktimës për të na e treguar. Laerti më tha shko tako të zotin e hallit Enrikon, më pas e takoj në Rrogozhinë dhe më çoi në fshatin Gjocaj aty ku kishte shtëpinë viktima ku do bëhej dhe vrasja”, tha ai.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet në sallën e gjyqit

Prokuror Behar Dibra: Si jua ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?

Artan Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Limit”.

Prokuror Behar Dibra: Mund të na e sqarosh kush janë çunat e vrarë?

Artan Tafani: Di që ishin dy çuna që ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babin.

Pasi ka folur Laerti me Limin pasi na ka çuar një video Enriko një makinë, e cila ishte e viktimës.

Pas videos kam takuar të zotin e hallit pra Enrikon, në qëndër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës.

Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera.

Prokuror Behar Dibra: Është përmendur emri i Laertit?

Artan Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thënë që jam nipi i Limit që është Lorenc Lala.

Lili është krahu i djathtë Sajmir Taullahut. Lili mbante lekët e të gjithëve të Laertit, Sajmirit të të gjithëve.

“Audi” i bardhë drejtohej nga Lulzimi, ndërsa unë kisha “Benz”, derisa kemi arritur në Rrogozhinë. Më pas mora “Audi”-n, “Benz”-in e lamë që ta kishim kur të ktheheshim.

Lulzimi kaloi pasagjer unë shofer, parkuam 10 metra nga vendi ku ndodhi ngjarja, viktima ka ardhur rreth orës 8 të mëngjesit. “Audi” ishte te garazhi i Elisjano Abedinit, targat i ka marrë Lulzimi, diku targat në Tiranë të vjedhura.

Prokurori: Pas ngjarjes u kthyet prapë tek “Benz”-i?

Artan Tafani: U rikthyem me makinën e viktimës, Lulzimi ndezi “Benz”-in dhe më priste. “Audi” nuk ndezi dhe e dogjëm në vendngjarje, e dogjëm se kështu e mendova unë, kishim në makinë dy bidona benzinë. Djegia e “Audi”-t në vendngjarje nuk kishte e menduar, do e digjnim ku lash “Benz”-in.

Për vrasjen blemë një pistoletë tip “TT” 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Kishim dhe një armë tjetër me fishekë shumë të vegjël që nuk u përdor në vrasje.

Fishekët e “TT” -së i mbaruam në momentin që doli pronari i lokalit nxora këtë armën e vogël thjesht për ta trembur. Në drejtim të Bashaliut qëllova 6 herë. Mbaj mend që 2 herë e qëllova në gjoks dhe 4 herë në kurriz.

‘Ke 50 mijë Euro, ma hiq qafe Bashaliun’- Flet i penduari: Si e përgatiti Haxhiu ekzekutimin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit