Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka penguar hetimet dhe ka dhënë deklarata të rreme në lidhje me një sherr që ndodhi para dy ditësh në zonën e “Ali Demit”, ku një person mbeti i plagosur.
I arrestuari, me iniciale G.K., akuzohet për moskallëzim të krimit, pengim të hetimeve dhe dhënien e deklaratave të rreme përpara policisë. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim një tjetër person, 28 vjeçarin Nj.P., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në konflikt.