Kryeministri indian Narendra Modi reagoi pas aksidentit të rëndë të avionit të Air India në Ahmedabad, duke e quajtur ngjarjen një tragjedi që ka shkaktuar dhimbje të madhe për vendin.
Në një postim në platformën X, ai tha se është në kontakt me autoritetet për të ndihmuar të prekurit.
Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se ka shumë viktima, ndërsa raportime të pakonfirmuara flasin për të paktën 130 të vdekur. Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet të publikojnë më shumë detaje në orët e ardhshme.