-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha si Rama, kundër gjyqtarëve për pagat: U është rritur oreksi!

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është në një mendje me Edi Ramën. Ish-kryeministri tha se kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen me 700 Euro të pagave është absurde.

E kam theksuar dhe theksoj, se prokuror dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se kudo tjetër në Ballkan dhe baraz me disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa ua ka rritur oreksin.

Nëse ju gjeni një qytetar të vetëm që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni dhe rrëzojmë këto….por sot ju garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigande.

Ka qenë një periudhë kur ky çakalli që del cdo natë dhe flet nga Shallvaret apo Berlini thotë, bashkë me bosin e tij, KE në një raport i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë.

Dhe këta dy vetë qëndrojnë në themel të shkatërrimit të atij sistemi. Këtë praktikë nuk e ndoqi Rexhep Mejdani.

Kreu detyrën e kryetarit të KLGJ-së, por kjo praktikë u instalua me këta dy persona. Sot, shifrat krahasuar me atë kohë janë dy apo trefishuar. Nuk eshte vendi per paga 7 mije euro per ata qe flene mbi dosje krimi si Altin Troplini” tha Berisha.

Edi Rama u shpreh dje se kjo është një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës. Rama këtë e konsideron ndërhyrje skandaloze të gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit