Ditën e sotme policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion brenda Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Nga ky operacion janë arrestuar disa zyrtarë të dyshuar për përfshirje në korrupsion.
Nga këto të arrestuar është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e artistit të njohur Getoar Selimi, e cila njihet për angazhimin e saj në institucione publike.
Katër zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, Sabi Muzaqi, Florije Selimi, Vjollca Vishaj dhe Edila Gosalci, të cilët u intervistuan nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë liruar në procedurë të rregullt.
Këto e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.