Ambasada amerikane në Prishtinë me anë të një postimi ka rikujtuar sot në 26-vjetorin e çlirimit hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.
Ambasada shkruan se 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin.
Gjithashtu ambasada e SHBA thotë që nderojnë nderojnë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.








