Në fshatin Domje, Policia e Tiranës arrestoi një 28-vjeçar, Fatbardh Mani, pasi në makinën që drejtonte u gjet një pistoletë dhe municion. Me të në makinë ishte një djalë 16 vjeç, i cili po hetohet për moskallëzim të krimit.
Po ashtu, dy persona të tjerë, 24 vjeç, pronari dhe përdoruesi i makinës, janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se i kanë dhënë makinën 28-vjeçarit.
Policia po punon për t’i kapur dhe për të zbardhur ngjarjen.