-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çifti britanik pak para se të hipte në avionin ku ndodhi tragjedia: Lamtumirë Indi

Kryesoret

Deri tani vetëm një britanik ka mbijetuar nga rrëzimi i avionit Air India me destiancion drejt Londrës.

Një pasagjer britanik, Jamie Ray Meek për herë të fundit ka postuar një video një Instagram dhe kjo ka ndodhur pak para se të hipet në avion. Ai duke buzëqeeshur dhe biseduar me partnerin e tij në aeroportin e Ahmedabadit i ka thënë lamtumirë Indisë.

“Jemi në aeroport, gati për t’u nisur. Lamtumirë Indi, në një fluturim 10-orësh për në Londër,” thotë Meek.

Ndërsa bisedon me partnerin e tij, ai shton: “Mësimi më i madh që mora është të mos e humbasësh durimin me partnerin tënd,” ndjekur nga një buzëqeshje e butë dhe fjalët: “Po kthehem i lumtur, i lumtur, i lumtur dhe i qetë.”

Ai ishte një nga 53 britanikët në bord të fluturimit Air India AI171, një Boeing 787-8 Dreamliner që ishte nisur nga Ahmedabad drejt aeroportit Gatwick në Londër.

Fluturimi ishte nisur në orën 13:38, duke mbartur 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, përfshirë 169 indianë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit