Kolegji Zgjedhor më datë 18 qershor do të shqyrtojë katër kërkesa të Partisë Demokratike, pasi kanë kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Lezhë, Gjirokastër, Kukës dhe Korçë.
Seancat zgjedhore do të zhvillohen në këto orare:
Për Qarkun Lezhë do të nisë shqyrtimin në orën 11:00.
Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Rexhep Bekteshi (Relator); Iliba Bezati; Alma Kodraliu; Artan Çupi; Entela Shedula.
Për Qarkun Gjirokastër do të nisë shqyrtimin në orën 12:00.
Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Artan Çupi (Relator); Iliba Bezati; Entela Shedula; Rexhep Bekteshi; Enkel Peza.
Për Qarkun Kukës shqyrtimi do të nisë në orën 13:00.
Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Iliba Bezati (Relatore); Artan Çupi; Rexhep Bekteshi; Enkel Peza; Entela Shedula.
Për Qarkun Korçë shqyrtimi do të nisë në orën 13:30.
Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Alma Kodraliu (Relatore); Ornela Naqellari; Enkel Peza; Iliba Bezati; Artan Çupi