-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mrekulli në rrënoja/ Gjendet i mbijetuari nga rrëzimi i avionit me 242 pasagjerë

Kryesoret

Një pasagjer është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e aeroplanit të Air India që u rrëzua sot pak minuta pasi u ngrit nga qyteti perëndimor i Ahmedabadit.

Sipas agjencisë së lajmeve ANI-t, i mbijetuari thuhet se ishte ulur në vendin 11A. “Policia ka gjetur një të mbijetuar në vendin 11A. Një tjetër i mbijetuar është identifikuar në spital dhe është nën vëzhgim mjekësor. Nuk mund të themi asgjë me siguri për numrin e të vdekurve në këtë kohë. Numri i të vdekurve mund të rritet pasi avioni u rrëzua në një zonë banimi”, tha zyrtari i Policisë së Ahmedabad, Malik.

Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, duke goditur një konvikt studentësh të shkollës mjekësore jashtë aeroportit gjatë orës së drekës. Ai ishte nisur për në Aeroportin Gatwick, në jug të kryeqytetit britanik.

Shefi i policisë së qytetit, GS Malik, i tha Reuters se 204 trupa ishin nxjerrë nga vendi i rrëzimit. Nuk kishte raportime për të mbijetuar dhe gazeta Indian Express raportoi se të 242 personat në bord kishin vdekur, duke cituar policinë.

Malik tha se trupat e gjetur mund të përfshijnë si pasagjerë ashtu edhe njerëz të vrarë në tokë. Të afërmve u është kërkuar të japin mostra të ADN-së për të identifikuar të vdekurit, sipas Ministrit të Shëndetësisë Dhananjay Dwivedi.

Një burim i Reuters tha se pasagjerët përfshinin 217 të rritur, 11 fëmijë dhe dy foshnje. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez, tha Air India.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit