Gjykata Kushtetuese ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që i kërkoi këtij institucioni që të mos pranojë kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave deri në plus 700 Euro. Rama e ka konsideruar kërkesën e tyre “një praktikë të paprecedentë dhe të dëmshme për ekzekutivin dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri” por Kushtetuesja e cilëson të papranueshëm ndërhyrjen.
“Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve” mbyllet reagimi i Kushtetueses.
LIVE-Berisha si Rama, kundër gjyqtarëve për pagat: U është rritur oreksi!