Një avion pasagjerësh Boeing 787-8 Dreamliner është rrëzuar sot pasdite menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad në Indi.
Shefi i policisë, G.S. Malik, konfirmoi për Associated Press se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti.
Avioni, i cili mbante 244 persona në bord, përfshirë nga India, Britania, Portugalia dhe Kanadaja, është përplasur në një zonë të banuar, mbi një konvikt mjekësh, duke rritur frikën për viktima edhe mes banorëve lokalë.