Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Baliu me anë të një postimi në rrjete sociale është ndalur tek raporti i fundit i Parlamentit Evropian.
Balliu shprehet se raporti i fundit i Parlamnetit Evropian për Shqipërinë paraqet një tablo të zymtë të realitetit demokratik në vend. Ai thotë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit shënuan një regres.
Gjithashtu shprehet se në drejtësi, Parlamenti Evropian ngre alarmin për ndërhyrje politike dhe presion ndaj SPAK.
“Raporti i Parlamentit Evropian nuk është një paralajmërim teknik, por një thirrje e fortë politike dhe morale: demokracia në Shqipëri është në rrezik. Nëse vendi aspiron me të vërtetë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, atëherë duhet të rivendosë pa vonesë standardet bazë të një shteti të së drejtës: zgjedhje të ndershme, institucione të pavarura dhe liri të pakushtëzuar të shprehjes.”, shkruan Balliu në facebook.