Air India, avioni i të cilës u rrëzua në Ahmedabad konfirmoi se 241 pasagjerë në bord kanë humbur jetën. Sipas tyre, i mbijetuari i vetëm është një indiano-britanik.
“Përpjekjet tona janë të fokusuara tashmë në nevojat e të gjithë njerëzve të prekur, familjeve dhe dashurve të tyre. Kompania po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për të hetuar këtë incident”, tha Air India.
Vishwash Kumar Ramesh, i mbijetuari i vetëm i kësaj tragjedie, ka qenë i ulur në një sedilje pranë derës së emergjencës.
Sipas policisë indiano-britaniku ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga aty. Ai po udhëtonte së bashku me vëllain e tij pasi kishin vizituar të afërmit në Indi.
Ndërkohë ministri për Çështjet e Brendshme, Amit Shah tha se po vijojnë analizat e ADN-së për viktimat. Ai tha se ende nuk ka një numër zyrtar për viktimat e kësaj tragjedie.
Avioni i Indisë/ Mbi 290 të vdekur, një britanik i mbijetuar