Federata Serbe e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht vendin ku do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Kombëtares së Shqipërisë më 11 tetor.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin më të madh të Beogradit, “Rajko Mitiç” (me kapacitet gati 52 mije vende), shtëpia legjendare e Crvena Zvezdës.
Në një njoftim zyrtar, Federata Serbe sqaroi se pas një analize të thelluar për aspektet sportive, organizative dhe të sigurisë, si dhe konsultimeve me UEFA-n, është vendosur që ndeshjet ndaj Anglisë (9 shtator) dhe Shqipërisë (11 tetor) të zhvillohen në “Rajko Mitiç”, ndërsa ndeshja e fundit ndaj Letonisë do të luhet në Leskovac.