-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump akuzon përsëri guvernatorin e Kalifornisë: Kishte humbur kontrollin, ia shpëtuam lëkurën

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom në lidhje me protestën që ndodhi në Los Angeles. Trump me anë të një postimi në platformën X ka shprehur se stabilitet në Los Angeles u rikthye falë mobilizimit të Gardës Kombëtare dhe ndihmës së Marinsave.

“Los Anxheles ishte i sigurt dhe i qetë dy netët e fundit. Garda jonë Kombëtare e shkëlqyer, me pak ndihmë nga Marinsat, i krijoi mundësi policisë të kryejë siç duhet punën e saj,” shkroi Trump.

Ai e akuzon guvernatorin e Kalifornisë për mungesë kontrolli dhe keqmenaxhim.

“Guvernatori Gavin New-Scam e kishte humbur plotësisht kontrollin. Po të mos ishte për ndërhyrjen ushtarake, Los Anxhelesi do të ishte kthyer në një skenë krimi që s’është parë prej vitesh”, tha Trump.

Ai shtoi se “Në vend që të justifikojë paaftësinë dhe gabimet e tij, duhet të falënderojë që ia shpëtuam lëkurën.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit