-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza e Bujar Bukoshit: Ne njohëm edhe një baba tjetër…

Kryesoret

Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bujar Bukoshi, foli për dimensionin njerëzor të babait të saj, i cili vdiq të martën në moshën 78-vjeçare.

Ajo tha se doktori kirurg, si baba, bashkëshort dhe si gjysh, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejt dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin tonë”.

“Po aq ishte mbështetës, plot dashuri dhe me humor kur ishte te ne në shtëpi”, tha ajo.

Shota Bukoshi tha se vitet e fundit po përballej me një sëmundje të rëndë, njohën një tjetër dimension të tij.

“Në vitet e fundit kur ai u përball me një sëmundje të rëndë, ne njohëm edhe një baba tjetër: luftëtarin që sfidonte sëmundjen me të njëjtën vendosmëri me të cilën përballonte vështirësitë që i sillte politika.

Deri në fund të jetës së tij, ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje dhe të mos tërhiqesh përballë asnjë pengese”.

Ajo i falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan Bukoshin dhe familjen e tij në këto kohë.

“Në dhimbjen tonë, është një ngushëllim i madh të shohim se vepra e tij dhe kontributi i tij po vlerësohen”, tha Shota Bukoshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit