Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e dënimit për ish deputetin socialist, Jurgis Çyrbja. Ai u dënua me 3 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u dënua me 2 vite burg, që tashmë e ka shlyer.
Çyrbjat dënimi iu ul për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Çyrbja akuzohet nga SPAK për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrjen e sekretit hetimor.
Gjykata vendosi gjithashtu dënimin e Altin Hajrit, një personazh i dyshuar për krim të organizuar me 3 vjet burg, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u caktua një dënim prej 2.6 vitesh burg.









