Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk pranoi të nënshkruante një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Moskës. Vuçiç para mediave serbe tha se edhe pse mori pjesë në samitin për Ukrainën, nuk do të tradhëtonte Rusinë.
“Isha i vetmi që nuk pranova Deklaratën, ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë në samit që janë gati të pranojnë gjithçka që iu udhëzohet kundër Rusisë,” tha Vuçiç.
Ai mori pjesë për herë të parë samitin në Ukrainë dhe kjo vizitë u zhvillua pasi shërbimi rus i inteligjencës së jashtme akuzoi kompani serbe të prodhimit të armëve se po përpiqeshin t’i ngulnin një thikë pas shpine Rusisë, duke i shitur municione Kievit.