-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dridhet Lindja e Mesme/ Izraeli nis valën e dytë të sulmeve ndaj Iranit

Kryesoret

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër pikë kritike, pasi Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit. Mediat shtetërore iraniane dhe ato izraelite konfirmojnë se një aeroport ushtarak në Tabriz, në veriperëndim të Iranit, është goditur, ndërsa edhe qyteti jugor i Shirazit është vënë në shënjestër.

Kjo valë e re bombardimesh vjen vetëm pak orë pas operacionit masiv të koduar “Luani në ngritje”, i cili goditi Teheranin, objektet bërthamore në Natanz dhe strukturat raketore të Iranit. Në këtë ofensivë, u vranë komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë, sipas mediave iraniane.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se operacionet synojnë neutralizimin e programit bërthamor dhe kapaciteteve balistike të Iranit. Nga ana tjetër, Teherani ka paralajmëruar “hakmarrje të hidhur”, ndërsa ka nisur mbi 100 dronë drejt territorit izraelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit