Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç deklaroi gjatë një interviste në RTV se Mali i Zi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka reaguar dhe ka hedh poshtë pretendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë si “të pabaza dhe të paargumentuara”.
“Përpjekjet për të paraqitur qëndrimet tona politike si kërcënim ndaj interesave të Serbisë janë plotësisht të pabazuara”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim vjen pas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, e cila shprehu shqetësim lidhur me qëndrimet e Malit të Zi në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu edhe për lobimin aktiv për anëtarësimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare.