-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri izraelit: Vendim historik, Irani e nisi luftën që prej 2023-it

Kryesoret

Ministri i lartë i qeverisë izraelite, Gideon Saar ka reaguar pas sulmeve ajrore që Izraeli kreu në Iran.

Ai tha se “Kabineti i Sigurisë mori mbrëmë një vendim historik, të guximshëm dhe të bazuar në realitet: të largojë nga Izraeli rrezikun e shfarosjes.”

Ministri ka kujtuar që më 8 tetor 2023, ishte dita e parë e luftës së Iranit në Izrael.

“Jam krenar që në këtë periudhë historike për vendin, kam pasur privilegjin dhe forcën për të marrë një vendim patriotik dhe t’i bashkohem qeverisë së udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, duke luajtur një rol aktiv në vendime fatale. E dija që do të paguaja çmime personale për këtë, por ato nuk kanë shumë rëndësi krahasuar me ato që janë në rrezik”, shton ai.

Gjithashtu ka shprehur mbështetjen e plotë për kryeministrin Netanyahu për “vendimin jo të lehtë”.

Në fund, ai ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët izraelitë: “I lutem të gjithëve: Ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile. Ato shpëtojnë jetë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit