Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu me anë të një video të publikuar pasditen e sotme tha se Izraeli u koordinua me Shtetet e Bashkuara “përpara” sulmit ndaj Iranit dhe se administrata Trump “ishte në dijeni të sulmit”.
“Ne ua kemi thënë atyre paraprakisht, ata e dinin për sulmin”, tha Netanyahu.
“Çfarë do të bëjnë tani, ia lë Presidentit Trump, ai i merr vendimet e veta në mënyrë të pavarur.”, shtoi ai.
“Nuk do të flas në emër të tij. Ai flet shumë bindshëm dhe shumë vendosmërisht dhe tha se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, ata nuk duhet të kenë aftësi pasurimi”, u shpreh Netanyahu.









