-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu: Objektivi i Izraelit është të pezullojë regjimin iranian

Kryesoret

Kryeministri izraelit ka reaguar pas hakmarrjes së Iranit. Netaynahu tha lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër udhëheqjes së Iranit. Ai renditi objektivat iraniane që janë goditur nga Izraeli, duke përfshirë centrale ushtarake dhe bërthamore.

“Më shumë janë në rrugë e sipër. Regjimi nuk e di se çfarë e goditi, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët.”, shtoi ai.

“Kjo është mundësia juaj për t’u ngritur dhe për të lejuar që zëri juaj të dëgjohet”, i thotë ai popullit iranian.

Netanyahu përsëriti se objektivi i Izraelit është të pengojë atë që ai e përshkruan si “kërcënim” bërthamor dhe raketor të Iranit.

“Ndërsa arrijmë objektivin tonë, ne gjithashtu po hapim rrugën për ju që të arrini lirinë tuaj”, thotë ai, duke shtuar: “Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë tuaj nga regjimi i lig dhe shtypës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit