Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi.
Gjatë takim të dyja palët kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe UNCHR në lidhje me çështjet që lidhen me migracionin, mbrojtjen e kufijve dhe ndihmën për emigrantët, azilkërkuesit dhe personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare për vendin tonë.
Proda theksoi se ka partneritet ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e aftësive të punonjësve të policisë.
Gjithashtu konfirmoi angazhimin e policisë për të vepruar në përputhje me ligjet kombëtare dhe detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare, me qëllim garantimin e të drejtave dhe trajtimin me dinjitet të çdo individi, pa asnjë dallim.