Irani ka kryer sulme ndaj “dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore”, që i përkasin Izraelit, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë.
Operacioni u quajt “Premtimi i Vërtetë 3” dhe se detaje të mëtejshme do të publikoheshin.
Shtatë persona janë “plagosur lehtë dhe mesatarisht” pas një sulmi iranian që goditi kufirin e Tel Avivit dhe qytetin Ramat Gan në Izrael, sipas Eli Bin, kreut të Magen David Adom, shërbimeve të emergjencës së Izraelit.
Raketat izraelite u interceptuan mbi qytetin e Tabrizit në Iranin veriperëndimor të premten në mbrëmje, sipas medias shtetërore iraniane Press TV.