Ditën e djeshme avioni Al171 India u rrëzua mennjëherë pas ngritjes duke vrarë 241 persona që ishin në bord.
Avioni goditi një zonë banimi, duke vrarë 241 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Ndërsa vetëm një pasagjer britanik Vishwashkumar Ramesh, i mbijetoi rrëzimit dhe u trajtua në spital për lëndime.
Ndërsa një 24-vjeçare studente, Bhooomi Chauhan i tha BBC se ajo shpëtoi falë vonesës së saj të fundit.
“Kur humba fluturimin, u dëshpërova. E vetmja gjë që kisha në mendje ishte nëse do të kisha filluar pak më herët, do të kisha hipur në aeroplan. I kërkova stafit të linjës ajrore të më lejonin brenda pasi isha vetëm 10 minuta me vonesë. U thashë atyre se jam pasagjeri i fundit dhe ju lutem më lejoni të hipi në aeroplan, por ata nuk më lejuan”, thotë ajo.
Më pas ajo ka shtuar se ”Kjo është një mrekulli e vërtetë për mua”.
Chauhan thotë se mbërriti në aeroport në orën 12:20 sipas orës lokale, 10 minuta pasi kishte filluar imbarkimi.
Edhe pse e tronditur, ndihet thellësisht mirënjohëse.
“Ishte një mrekulli. Nëse do të kisha filluar 10 minuta më parë, nuk do të isha këtu duke folur tani”, tha ajo.