Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, reagoi për konfliktin Iran-Izrael, duke theksuar se vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme. Përmes një postimi në platformën X, ajo bëri të ditur se ka biseduar me ministrin e jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi.
Kallas nënvizoi se Bashkimi Evropian qëndron fort kundër pajisjes së Iranit me armë bërthamore dhe se rreziku i përshkallëzimit në rajon është shumë i lartë. “Diplomacia duhet të mbizotërojë dhe BE-ja është e gatshme të mbështesë këtë proces,” shkruan ajo.