Shqipëria do të presë më 16 qershor 2025 Ministrialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), njoftoi Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale.
Rama theksoi rëndësinë e këtij takimi për pozicionin e Shqipërisë dhe angazhimin e vendit në përparimin e integrimit të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian.
SEECP përfshin 13 vende nga rajoni, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe të tjera, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit rajonal dhe integrimin e plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.