Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë, ku një person ka pësuar prerje të gjymtyrëve si pasojë e goditjes nga helika e një skafi.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt një spitali për trajtim të specializuar.
Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet janë në pritje të sqarimit të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje. Hetimet janë në vijim.