Një 33-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka dhunuar një 70-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. 70-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa 33-vjeçari me iniciale F.M., në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar lëndime të lehta. Ai u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe nën shoqërimin e forcave të Policisë.
Nërsa policia e Kurbinit po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të ndjekur procedurat ligjore ndaj autorit të dyshuar të dhunës.