Grupi Huthi i Jemenit, i mbështetur nga Irani, ka deklaruar të dielën se ka kryer sulme ndaj Izraelit në koordinim të drejtpërdrejtë me Teheranin, sipas Reuters.
Në një deklaratë televizive, zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yehya Sarea, tha se grupi jemenas ka shënjestruar qytetin Jaffa në Izraelin qendror me disa raketa balistike gjatë 24 orëve të fundit.
“Ky është një triumf për popullin e shtypur palestinez dhe iranian,” tha Sarea.
“Operacioni u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal izraelit.”, shtoi ai.









