Ditën e sotme për të 32-tën herë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për konstituimin.
Kuvendi do të mblidhet në orën 11:00 dhe do të shikohet nëse do të arrihet konstituimi për përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Procesi i konstituimit ka ngelur te pika e zgjedhjes së kryeparlamentarit. Opozita thotë se nuk voton, ndërsa VV ka deklaruar se nuk do të ndërrojnë kandidate.