-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ledian Goga: Nuk e bëra për nënshtetësi, veprova si baba

Kryesoret

Një akt heroik dhe emocional tronditi javën e kaluar komunitetin në Greqi, kur emigranti shqiptar Ledian Goga, 41 vjeç, u hodh në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë, 12 dhe 14 vjeç, që po rrezikonin të mbytej. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tij, të miturit pësuan vdekje klinike, dhe familja e tyre vendosi të dhurojë organet.

Në një intervistë për mediat greke, Ledian tregoi se nuk kishte kërkuar famë apo përfitime nga veprimi i tij. “E bëra sepse mendova se ishte fëmija im aty brenda. Nuk bëra heroizëm, por atë që më diktoi zemra,” tha ai me emocion.

Levian tha se Greqia është vendi i tij i dytë, ku ka jetuar për 20 vjet, dhe mohoi se akti i tij ishte për të fituar nënshtetësinë greke, që iu dha më pas.

Ai falenderoi stafin mjekësor dhe autoritetet që u interesuan për gjendjen e tij shëndetësore, teksa zbuloi se ka ende pak ujë dhe gjak në mushkëri, por ndodhet në gjendje të mirë.

Në mënyrë prekëse, Levian bëri thirrje për ndihmë për prindërit e 12-vjeçarit, emigrantë pa dokumente, të cilët tani përballen me vështirësi administrative dhe duan të qëndrojnë në Greqi për t’i bërë homazhe djalit të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit