Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet samiti i SEECP, ku do të priten delegacionet e nivelit të lartë të kryesuara nga presidentë të vendeve anëtare. Policia e Tiranës ka marrë disa masa sigurie, si dhe ka bllokuar rrugët në disa akse rrugore.
📍 Në ardhje të delegacioneve:
Aeroporti i Rinasit – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “Urani Pano” – Rruga “Dervish Hima”.
📍 Në largim të delegacioneve:
Rruga “George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada Tiranë-Durrës – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve në:
📍 Rrugën “Ludovik Shllaku” dhe
📍 Rrugën e Dibrës.
⏰ Orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke theksuar se masat janë të domosdoshme për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së një aktiviteti ndërkombëtar me rëndësi për vendin.