Një zjarr masiv përfshiu pasditen e së shtunës një kodër pranë fshatit Palokastër në Gjirokastër, duke djegur rreth 3 hektarë me kullota dhe shkurre.
Flakët rrezikuan një banesë, por ndërhyrja e shpejtë e 12 zjarrfikësve me katër mjete bëri të mundur izolimin e zjarrit.
Shkaku i flakëve mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.