Pas një vale sulmesh me raketa nga Irani ndaj qyteteve izraelite dhe kundërpërgjigjes ushtarake izraelite brenda territorit iranian, Kina bëri thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, u shpreh se të gjitha palët duhet të marrin masa për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të krijuar hapësirë për dialog dhe negociata, duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në rajon.