-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Noka: Ky parlament nuk është dyqani juaj turistik

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali për shtyrjen e seancës nga e enjtja për ditën e sotme.

Flamur Noka: E papranueshme që spikerja e Kuvendit të thotë të ma dini për nder që po i bëj këto seancë. Kuvendi u zgjodh nga sovrani për të bërë punën në interesa të tij. Nuk është çështje e humorit të spikeres.

Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit. Ka 2 nënkryetarë. Ju mungojnë 5 apo 10 deputetë e nuk kaloni dot noterizimet që ju kërkon sulltani, kjo nuk është problem i parlamentit.

Harrojeni, ky parlament nuk është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tekave e interesave tuaja. Sa kohë të jesh në atë karrige, se me vapën ikën, vjen Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash integritetit.

Elisa Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë selfiet përtej oqeanit e në Europë, por ky nuk është problemi jonë. Ne përfaqësojmë Shqipërinë ndërsa ju e nxini ku të mundeni në ato pak hapësira që ju kanë mbetur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit