Kryeministri izraelit Netanyahu u dërgoi një mesazh të ri qytetarëve iranianë, duke u bërë thirrje atyre të largohen nga Teherani. Më parë, Tel Avivi kishte paralajmëruar se banorët në Teheran do të paguanin çmimin për sulmin me raketa të Iranit.
Tel Avivi pretendon se ka kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore të Teheranit dhe se ka shkatërruar 1/3 e raketahedhësve të Iranit.
Irani pretendon se ka gjetur një mënyrë për t’i bërë sistemet mbrojtëse izraelite të synojnë njëra-tjetrën, ndërsa Iran International raporton se Khamenei fshihet në një bunker nëntokësor në veri të Teheranit.
Të paktën tetë persona u vranë në Izraelin qendror nga sulmet iraniane, ndërsa gati 300 persona u detyruan të shtroheshin në spital pas shpërthimeve në qytete, përfshirë Tel Avivin dhe Haifën.
Vetëm diplomacia do ta zgjidhë çështjen Iran-Izrael, thanë Putin dhe Erdogan në komunikimin e tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, të paktën 224 iranianë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga fillimi i armiqësive të premten, me 90% të viktimave që raportohet se janë civilë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se shpreson për një marrëveshje midis Izraelit dhe Iranit, por theksoi se ndonjëherë shtetet duhet të “zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes konfliktit”.