-sidi education-spot_img
27 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Iranit telefonatë me Erdogan: Do përgjigjemi me nivelin e sulmit

Kryesoret

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian gjatë një telefonate me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk dëshiron të “zgjerojë rrethin e luftës” me Izraelin, por do të përgjigjet “në proporcionalitet” me çdo sulm.

“Agresioni” izraelit ka vrarë civilë, shkencëtarë dhe udhëheqës ushtarakë në Iran, tha Pezeshkian.

Ai shtoi se “Irani nuk e filloi këtë luftë, por do të përgjigjet në proporcionalitet me nivelin e sulmit.”

Gjithashtu ai tha se pjesëmarrja e Iranit në bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara “varet vetëm nga ndërprerja e sulmeve të regjimit sionist ndaj vendeve të rajonit”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Erdogan i tha Pezeshkian se Turqia është gati “të luajë një rol lehtësues për të ndihmuar në uljen e tensioneve në konflikt dhe për të mbështetur një kthim në negociatat bërthamore”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit