-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar aq më rezistent do të jemi

Kryesoret

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë fjalës së saj u shpreh optimiste për të ardhmen e rajonit të Ballkanit.

Ajo u shpreh se mbështet integrimin e përbashkët dhe se gjithashtu reformat të japin mundësi për planin e rritjes. Gjithashtu ajo theksoi se duhet një bashkëpunim në infrastrukturë, energji dhe dixhitalizim dhe përmes kësaj do të ndërtohet një rajon konkurrues.

“Të rinjt po largohen dhe ne duhet t’i mbajmë ata në vendet tona. Ne nuk duhet të bëhemi një periferi gjeo-ekonomike. Na duhet bashkëpunim në infrastrukturë, energji, dixhitalizim sepse përmes kësaj ne do të ndërtojmë një rajon më konkurrues. Ne mbështesim integrimin e përbashkët dhe kjo na jep mundësi për planin e rritjes. Unë e them shpesh që sa më të bashkuar aq më rezistent do të jemi. Bëj thirrje për një zë të fuqishmë rajonal që do ti japë formë të ardhmes sonë në Europë. Kjo nuk duhet të jetë pjesë gjeografike dhe nëse ne bëhemi pjesë “, u shpreh presidentja e RMV-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit