Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4 ballë i shkallës Rihter.
Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.
Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.